Një person 65-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë në aksident në Kriva Pallankë


Në një aksident të rëndë trafiku e ka ndodhur dje në rrugën magjistrale A2, Kumanovë-Kriva Pallankë drejt vendkalimit kufitar Deve Bair, ka ndërruar jetën S.S. 65 vjeçar nga Shkupi, i cili ka drejtuar me automjetin.

Sipas informacioneve zyrtare nga MPB-ja, në aksident kanë marrë pjesë automjeti motorik “Opel Korsa” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.S. (65) dhe automjeti transportues “Merceses” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga J.M. (32) nga Kriva Pallanka.

Në këtë aksident, shoferi i automobilit S.S. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Shtëpinë shëndetësore “Dimitar Arsov” në Kriva Pallankë, ku rreth orës 15:50 minuta iu nënshtrua lëndimeve.

Bashkudhëtarja e automjetit të njëjtë, K.S. (56) nga Shkupi është lënduar rëndë dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve nga shtëpia shëndetësore në Kriva Pallankë është dërguar dhe mbajtur në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe ekipi mbikëqyrës nga Stacioni policor nga kompetenca e përgjithshme – Kriva Pallankë. i