Një milionë euro subvencione për mbështetje të qytetarëve për ngrohje ekonomike dhe ekologjike


Banorët e Shkupit të cilët dëshirojnë të transferohen në ngrohje ekologjike  dhe do të zgjedhin për ta ndërruar sistemin e vjetër të derivateve të ngurta me shporet me peleta ose inverterë mund të marrin mbështetje nga Qyteti i Shkupit.Për shporet me peleta mund të marrin subvencione edhe përmes Ministrisë së Ekonomisë.

Deri më tani ndahen subvencione për blerjen e shporetit me peleta dhe prej tani do të mund të marrin mbështetje edhe ata që do të vendosin të ngrohen me kondicioner inverter. Konkursi pritet të shpallet të hënën, pas çka do të mund të paraqiten qytetarët e interesuar.

Për çdo kondicionet inverter të blerë, çdo qytetar i cili do t’i plotësojë kushtet për subvencionim do të ketë mundësi të marrë gjysmën nga vlera e përgjithshme e pajisjes, por jo më shumë se 15.000 denarë Kushtet do të publikohen në konkurs.

Pritet që me këtë masë, më shumë se 1.300 amvisëri prej sivjet të marrin mundësi më lirë t’i ngrohin shtëpitë e tyre, me këtë rast të kontribuojnë për uljen e ndotjes së ajrit.

Vendimi që të subvencionohen këto pajisje më bashkëkohore është sjell në bazë të analizës së Qytetit që tregon se interesi tek qytetarët është i madh dhe me qëllim që të ulen shpenzimet e atyre që do të vendosin ta zgjedhin këtë mënyrë të ngrohjes.

Sivjet në buxhetin e Qytetit të Shkupit për pajisje më bashkëkohore për ngrohje janë paraparë 20 milionë denarë, në mënyrë shtesë për shporet me peleta janë paraparë 15 milionë denarë.

Thirrja publike tani është shpallur në muajin janar, ndërsa do të zgjatë deri më 30 nëntor të vitit 2019. Mund të parashtrojnë kërkesë qytetarët të cilët kanë blerë shporet me peleta nga 7 nëntori i vitit 2018 deri në ditën e përfundimit të thirrjes. Sipas kushteve në konkurs. është paraparë që t’u kompenzohen 70 për qind e vlerës, por jo më shumë se 30.000 denarë me tatim të përfshirë mbi të ardhurat e amvisërive. Thirrja realizohet mbi parimin “i pari kush vjen, i pari shërbehet”.

Vitin e kaluar u publikuan dy thirrje, ndërsa interesi ishte i madh. Janë ndarë në dy raste subvencione për mbi 300 qytetarë.

Subvencione për shporet me peleta, me qëllim që të kontribuohet ndaj uljes së ndotjes së ajrit, qytetarët mund të marrin edhe përmes Ministrisë së Ekonomisë.

Për sivjet janë paraparë 20 milionë denarë që do të shfrytëzohen për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e shporetit me peleta, me sistemim linear për amvisëritë, në varësi nga numri i arritur i kërkesave, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri.

Subvencione mund të marrin personat që deri më tani nuk kanë shfrytëzuar mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për blerje të shportit me peleta në shtëpinë e tyre dhe që kanë blerë në shtëpitë e tyre shporet me peleta në periudhën nga 1 janari i vitit 2019 deri në përfundimin e konkursit publik.

Konkursi publik do të shpallet në tremujorin e tretë të vitit 2019 dhe do të hapet në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Subvencioni ka për qëllim t’i motivojë qytetarët të cilët i ngrohin shtëpitë e tyre me shporet që kanë shfrytëzuar dru për ngrohje, naftë t’i zëvendësojnë me sisteme më të lira dhe më ekologjike për ngrohje.