Një i vdekur dhe dhjetë të lënduar, 16 aksidente dje në Shkup

Фото: Читател на Независен

Një  shofer ka humbur jetën, një këmbësor është lënduar rëndë dhe nëntë të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta, është bilanci në dy nga gjithsej 16 aksidente të evidentuara në rajonin e SPB Shkup në 24 orët e fundit.

Policia e trafikut ka përjashtuar nga trafiku tre shoferë fillestarë, 24 persona para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit, ndërsa janë përjashtuar edhe 17 automjete të paregjistruara.

Janë shqiptuar 85 masa për parkim jo të drejtë, ndërsa automjeti special “karrotrec” ka larguar 50 makina.

Janë sanksionuar dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë, nëntë shoferë për kalim në udhëkryq  në dritë të kuqe, dy për mosdhënie të përparësisë  të kalimit të këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, si dhe gjashtë persona për mospërdorimin  e kaskës mbrojtëse.