Një holandeze është gjetur e vdekur në dhomën e hotelit në Strugë


Një turiste holandeze 27 vjeçare është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Strugë, informoi sot SPB Ohër.

Sipas informacioneve, V.S nga Mbretëria e Holandës, e cila ka qenë pjesë e një grupi turistësh dje është gjetur në një dhomë hoteli.

Mjeku i Ndihmës së shpejtë e ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurës është dhënë në autopsi.