Një grua e lënduar gjatë zjarrit në Tetovë


Në zjarrin nga shpërthimi i pajisjes me gaz në një shtëpi në Tetovë sot është lënduar një grua 79 vjeçare.

Siç informoi SPB Tetovë, sot në orën 12:30 është paraqitur zjarr në një shtëpi në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, në pjesën e nënçatisë së shtëpisë në të cilën ka jetuar A.I. (79).

Shpërthimi është shkaktuar kur gruaja ka tentuar të shfrytëzojë pajise me gaz, ku ka ardhur deri në shpërthimin e bombolit të gazit, ndërsa A.I. ka marrë lëndime dhe djegie. Nga shpërthimi është shkaktuar zjarr në dhomën ku ishte pajisja me gaz.

Nga ana e Njësitit territorial kundër zjarreve, zjarri është shuar, ndërsa e lënduara A.I. me automjet të ndihmës mjekësore është transferuar në Spitalin klinik Tetovë ku i është dhënë ndihmë mjekësore. Në vijim është ekspertiza.