Një foshnje e sapolindur është gjetur në rrugë, në lagjen Fushë Topanë


Në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve dje me automjetin e ndihmës së shpejtë është sjellë një foshnjë e sapolindur e cila u gjet në lagjen Fushë Topanë të Shkupit.

“Bëhet fjalë për një bebe të sapolindur mashkull, me peshë 2.400 gramë që është sjellë në repartin e neonatologjisë. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po merren të gjitha masat e domosdoshme për të tilla raste, njoftojnë nga Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve.

Foshnja e sapolindur është gjetur nga një kalimtar i rastit. Foshnja është lënë në park pa veshje.

Policia po punon në gjetjen e identitetit të nënës dhe rrethanave se pse foshnja është lënë në park menjëherë pas lindjes.