Një fëmijë trembëdhjetë muajsh nga Sveti Nikolla ka vdekur nga komplikimet e fruthit


Një fëmijë trembëdhjetë muajsh ka vdekur dje nga komplikimet e shkaktuar nga fruthi në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fëmija trembëdhjetë vjeç nga Sveti Nikolla edhe më parë ka pasur probleme shëndetësore. Ky është fëmija i dytë i cili vdiq nga komplikimet e shkaktuar nga fruthi.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhje që këto fëmijë janë viktimë e epidemisë së fruthit, sëmundje e cila mund të parandalohet me vaksinim. Edhe njëherë apelojmë deri te të gjithë prindërit, me përgjegjësi t’i kuptojnë rekomandimet për vaksinimin me MRP vaksinën e cila mbron seriozisht nga sëmundjet ngjitëse”, qëndron në komunikatë.

Ministria shton se vaksina në Shtëpitë shëndetësore aplikohet pa pagesë, ndërsa vaksinat janë me cilësi evropiane dhe të afatizuar.