Një djalosh tetëmbëdhjetë vjeçar nga Kocani e ka humbur jetën në shtëpinë e tij


Një djalosh tetëmbëdhjetë vjeçar nga Kocani e ka humbur jetën në shtëpinë e tij, transmeton Almakos.

Nga MPB informuan se kur V.S. është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Kocani nuk ka dhënë shenja jete dhe ka vdekur. Prindërit e kanë dërguar djaloshin në spital rreth orës 19 dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por ka qenë vonë, pasi që djaloshi veçse ka vdekur.

Me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të djaloshit do të kryhet obduksion për t`u vërtetuar arsyet e vdekjes.

Është dhënë urdhër që të kryer kontroll në shtëpinë ku ka vdekur djaloshi./Almakos/