Një delegacion shtetëror në Prishtinë me rastin e 10-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës


Me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, një delegacion shtetëror i Republikës së Maqedonisë në përbërjen e të cilit ishin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrat Hazbi Lika dhe Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, mbrëmë mori pjesë në seancën solemne në Kuvendin e Prishtinës, si dhe në pritjen solemne në organizim të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kumtoi shërbimi qeveritar për media.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë ua uron jubileun fqinjëve tonë dhe u dëshiron zhvillim, prosperitet dhe sukses në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat do të kontribuojnë drejtë integrimit në BE të tërë rajonit”, qëndron në kumtesën nga shërbimi qeveritar për media.