Një delegacion qeveritar vendosi lule në varrin e Kiro Gligorovit


Një delegacion qeveritar sot ka vendosur lule në varrin e ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili ndërroi jetë në ditën e sotme në vitin 2012.

Delegacioni, siç informojnë nga Qeveria, ka qenë i kryesuar nga ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i shoqëruar nga ministrja e angazhuar për Investime të Huaja, Zorica Apostollovska dhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Dejan Pavlleski.

Kiro Gligorov është zgjedhur President i Republikës së Maqedonisë më 27 janar të vitit 1991 dhe ka qenë në funksion deri më 19 nëntor të vitit 1999.