Një britanik gjendet i vdekur në tualetin e aeroportit të Shkupit


Një 52 vjeçar nga Britania rreth orës 4 të mëngjesit është gjetur i vdekur në tualetin e aeroportit të Shkupit.

“Në vendkalimin e aeroportit ‘Aleksandri i Madh’- Shkup nga ana e sigurimit të aeroportit në toalet është gjetur V.M (52) nga Britania e Madhe i cili nuk ka dhënë shenja jete”, ka njoftuar MPB-ja, transmeton Medial.mk.

Vdekjen e shtetasit të huaj e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së shpejtë, ndërsa trupi është dhënë në obduksion.