Një banor nga Oktisi në oborr ka kultivuar marijuanë


Një banor i fshatit Oktisi në Strugë, në oborr ka kultivuar trungje të kanabisit, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur edhe marijuanë, deklaroi SPB-ja e Ohrit.

Pas bastisjes së kryer në shtëpinë e personit me iniciale N.P (34) nga Oktisi, siç thuhet në kumtesë, në oborr janë gjetur dhe marrë saksi me trungje të llojit bimor Kanabis dhe droga marijuanë.

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në stacionin policor në Strugë, ka shtruar padi penale deri te Prokuroria Publike kompetente kundër N.P. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i pautorizuar dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.