Nimic: Pas Athinës, pres bisedime të mira edhe në Shkup


Kemi pasur takime të mira në Athinë. Shpresojmë se do të kemi takime të mira edhe këtu në Shkup. I gëzohem takimeve të Qeverisë dhe liderëve tjerë në Shkup. Kështu ka deklaruar ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për Çështjen e emrit, Methju Nimic pas arritjes së tij në Shkup ku do të zhvillon takime me krerët shtetëror, transmeton Zhurnal.

Deklaratë zyrtare për vizitën dhe efektet e bisedimeve në Shkup, medijatori Nimic sipas paralajmërimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të jep nesër pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov.

Nimic gjatë vizitës dy ditore do të ketë takime me Presidentin Gjorge Ivanov, Kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski si dhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.