Nimic: Nëse referendumi nuk shpallet i suksesshëm, të gjithë do të heqin dorë nga ju


Refuzimi i Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë mund të interpretohet si porosi në botë sikur nuk jemi të interesuar për zgjidhje, nuk jemi të interesuar për proceset e BE-së dhe NATO-s”, kështu tha ndërmjetësuesi i OKB-së për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, Metju Nimic në intervistë për BIRN, transmeton Portalb.mk.

“Pjesa tjetër e botës do të thotë: OK, këto njerëz nuk janë të interesuar të zgjedhin çfarëdoqoftë, atëherë pse të kujdesemi ne? Dhe kështu, do të kalojnë shumë, shumë vite që të zgjidhet kjo pjesë nëse tani refuzohet propozimi”, tha ndërmjetësuesi i kontestit të emrit, Metju Nimic.

Si do që të jetë rezultati në referendum me 30 shtator, Nimic e ka mbyllur kapitullin për kontestin e emrit me Greqinë.

“Shpresoj se marrëveshja do ta miratohet në të dy shtetet, por në çdo rast, unë nuk do të merrem më. Kuptohet, gjithmonë do të lidhem me këto dy vende në mënyrë të veçantë, por nuk do të jem më përgjegjës dhe të kujdesem për këtë çështje”, tha Nimic.

Në intervistë për BIRN, Nimic tregoi se si ish-sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun i ka thënë ta zgjidh kontestin e emrit sepse nuk ka dashur të ndodhet në situatë që ta shqiptojë gjithë emrin e shtetit.

“Nuk mundem më shumë, në mbledhje kam thënë Ish Republika Jugosllave e Jugosllavisë dhe të gjithë më kanë qeshur. Duhet ta zgjidhësh këtë. Dhe unë i kam thënë se do ta zgjidh menjëherë”, tha Nimic.

Për të, ideja e pritjes afatgjate për zgjidhjen e kontestit të emrit është rrezikshme.

“Atyre në shtetin tuaj që thonë: hajde të presim, ta lëmë edhe disa vite, do të kemi marrëveshje më të mirë. Ju nuk e dini se atëherë ku do të jetë BE, a do të dojë edhe ndonjë anëtar dhe a do të duan të jetë shteti juaj, nuk e dini ku do të jetë NATO, nuk e dini se çfarë do të ndodhë me Greqinë, me ndërrimin e pushtetit të saj, nuk e dini se çfarë do të ndodhë me rajonin”.

Ndërmjetësuesi Nimic në intervistë tha se nuk është e saktë se çështjet e identitetit asnjëherë nuk kanë qenë lëndë e bisedimeve.

“Për çështjen e emrit, njerëzit kanë folur sepse emri i shtetit ishte çështje dinamike, por historianët, kur do të hyjnë në proces, do të gjejnë shumë, shumë dokumente dhe propozime që merren me këtë çështje”, tha ai.