Matthew Nimetz më 31 janar për vizitë zyrtare në Maqedoni


Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz më 31 janar do ta vizitojë Maqedoninë.

Më 17 Janar në raundin e fundit për emrin që u zhvilluan në Nju-York, ndërmjetësuesi Nimic doli me sugjerime dhe propozime por tha se zgjidhje e këtij kontesti shumëvjeçar është në sipërfaqe ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.