Nimetz: Nuk ka propozim të ri për emrin e Maqedonisë


Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, ka deklaruar për telvizionin ERT në Greqi se nuk do të ketë propozim të ri për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka sqaruar se në tavolinë më 17 janar, në New York, do të ofrohen idetë e mëparshme që janë diskutuar.

Sipas tij, në Athinë dhe Shkup ka momentun pozitiv, dhe se Qeveria e re në Shkup dëshiron zgjidhje të kësaj çështje, duke shtuar se edhe politika e jashtme greke dëshiron të gjej zgjidhje për këtë çështje.

Matthew Nimetz beson se edhe qytetarët janë të gatshëm të dëgjojnë zgjidhje të caktuar të interesit të tyre kombëtar.