Nikollovski me akuza të ashpa: Urime koalicioni Zaev-Mijallkov


Pas mbledhjes së Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së, nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski gjatë konferencës për media tha se “për shkak të bashkëpunimit të ngushtë me kryeministrin Zaev dhe organizimit të një grupi për presion dhe blerje të deputetëve, Komiteti qendror i partisë ka shkarkuar Mitko Jançevin në një votim të fshehtë dhe unanim. Është shkarkuar edhe Kostantin Bogdanov, ndërsa i kemi ngarkuar komitetet komunale që të ndjekin procedurë diciplinore dhe t’i përjashtojnë nga anëtarësia Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Todorovin për shkak të arsyeve të njejta”.

“Duam t’i urojmë koalicionit të ri kriminel Zoran Zaev, Vice Zaev dhe Sasho Mijallkov”, tha Nikollovski./Gazeta e Pavarur