Nikollovski: Deri në fund të javës do të ketë sinjale më të qarta për rikonstruksionin e Qeverisë


Vazhdojnë konsultimet  e kryeministrit me partnerët e koalicionit dhe presim që deri në fund të kësaj jave do të ketë hap serioz për konceptin e punës së Qeverisë dhe propozimeve që kryeministri duhet që të parashtrojë në Kuvend, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski.

Nikollovski pret që në ditët e ardhshme  do të ketë më shumë informacione lidhur me rikonstruksionin e Qeverisë me të cilin, siç u paralajmërua, ai do të tërhiqet nga  funksioni i ministrit.

“Të gjitha ristrukturimet e personelit, domethënë rritja e potencialit të kapaciteteve, vazhdojnë në të gjitha nivelet, si në parti ashtu edhe në qeveri, dhe jo vetëm në ministri, por edhe në vende të tjera. Të gjitha aktivitetet po zhvillohen paralelisht, por pres që Kryeministri të informojë publikun në ditët në vijim rreth rezultatit të vendimeve fillestare për ristrukturimin e Qeverisë”, tha Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ne do të përshtatemi plotësisht, shtoi Nikollovski, ndaj nevojave, sinjaleve dhe mesazheve të dërguara nga qytetarët në periudhën e kaluar dhe për të eliminuar të gjitha dobësitë në funksionimin e koalicionit të Qeverisë dhe klimës së përgjithshme. Vendimi i ri i personelit në Ministrinë e Bujqësisë, siç është njoftuar, do të diskutohet me kryeministrin këtë javë.