“Ngeci” autobusi nga fushata kundër Bregzitit


– Autobusi, i cili në kuadër të fushatës kundër Bregzitit, sot e filloi turneun tetëditor nëpër Britaninë e Madhe, që nga dita e parë “ngeci” në një rrugë në Londër.

Komplotistët për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE shkuan sot para ndërtesës së Parlamentit britanik në turne me autobus të kuq dhe të madh, si simbol të kundërshtimit të daljes së planifikuar të vendit nga Unioni.

Por, autobusi me mbishkrim “Bregzit do të kushtojë dy miliardë funte në javë” u ballafaqua me probleme që nga fillimi, duke ngecur gjatë përpjekjes që të lëshohet në një rrugë të vogël në lagjen qendrore Uestminster.

Sipas parashikimeve, autobusi duhet të kalojë 33 lokacione në vend.