Nga viti i ardhshëm në shkollat fillore futet edhe gjuha boshnjake

Nga viti shkollor 2018/2019 parashikohet vendosja e gjuhës boshnjake në mësim të rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar, me çka sillet mundësia që pjesëtarët e bashkësisë etnike boshnjake të mësojnë në gjuhën e tyre amë.

Që të mund të realizohet kjo, siç sqaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, Qeveria në seancën e djeshme e ka miratuar Informatë për përgatitje të sistemit arsimor.

“Gjatë periudhës së ardhshme duhet të bëhen të gjitha përgatitjet që kjo të implementohet dhe nga viti shkollor 2018/2019 është planifikuar gjuha boshnjake të sillet në mësimin e rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar”, tha Boshnjakovski.

Sqaroi se MASH, përkatësisht Byroja për zhvillim të arsimit për atë qëllim do të bëjë ndryshime në planin mësimor. Do të përgatiten tha ai, edhe programet mësimore në lëndën e gjuhës boshnjake, por do të përkthehen programet mësimore ekzistuese për lëndët të cilat do të mësohen në klasën e parë.