Nga shtatori rritje prej pesë për qind e pagave të gjykatësve dhe nëpunësve gjyqësorë


 Nga shtatori do të realizohet rritje prej pesë për qind të pagave të gjykatësve dhe nëpunësve gjyqësorë, ndërsa në Buxhetin e ardhshëm janë siguruar rreth 120 milionë denarë për pagesën e   kompensimeve, në pajtim me Ligjin për gjykatësit dhe nëpunësit gjyqësorë.

Këtë e kanë konstatuar në takimin e sotëm kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Drejtësisë dhe ministri Financave, Renata Deskoska dhe Dragan Tevdovski, me delegacionin e Shoqatës  së Gjykatësve, të udhëhequr nga kryetari i Shoqatës Xhamali Saiti, gjykatës në Gjykatën Supreme.

“Kryeministri Zaev. së bashku me ministrin e Financave dhe ministren e Drejtësisë, kanë shfaqur bindje se edhe 120 milionë denarë do të sigurohen me ribalancin e Buxhetit, dhe se ato do të dedikohen  për zgjidhje retroaktive të  problemeve me kompensimet e gjykatësve” kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Në takimin, në të cilin pozitivisht janë vlerësuar përpjekjet dhe reformat të drejtuara ndaj sigurimit të gjyqësisë së pavarur, përfaqësuesit e gjykatave dhe të Qeverisë kanë arritur marrëveshje për formimin e grupit të punës me përfaqësues të ministritë dikasteriale për gjetjen e zgjidhjes për pagat e gjykatësve.