Nga kamarier në milioner! Zbardhet pasuria e Lulzim Bashës


Në vitin 2015, kreu i PD –së Lulzim Basha, në një emision televiziv pranoi se pasuria e tij është mbi 1 milion euro dhe se kjo pasuri është vënë para se ai të futet në politikë dhe të jetë pjesë e saj.

Ai posedon vilë në Hollandë, me pallate në emër të vjehrrit në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë dhe me plot pasuri të tjera të patundshme.

Në total, pasuria e Bashës kalonte 1 milionë euro, sipas tij të përfituara nga rroga e tij gjatë punës në Holandë.

“CNA.al” sjell pasurinë e Bashës nga viti 2005 deri në vitin 2016, referuar të dhënave të “Opend Spending Albania” dhe formularëve të deklarimit të marrë pranë ILKDKPI-së.

Viti 2005

Pronar me 100% i një shtëpie banimi në Holandë në vlerën 510 000 gulden.
Pronar me 100% i një apartamenti në Tiranë në vlerën 205 000 dollar.
Pronar me 100% i një apartamenti në Durrës në vlerën 33 000 euro.
Bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese i një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë.
Bashkëpronar me 1/4 pjesë takuese i një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollar.
Bashkëpronar me 1/4 pjesë takuese i një trualli me sip. 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004.
Depozitë bankare në vlerën 52 000 dollar.
Depozitë bankare në vlerën 81 000 euro.
Pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.
Pronar me 100% i një pikture në vlerën 6 500 euro.
Pronar me 100% i një ore dore në vlerën 5 200 euro.
Pronar me 100% i një ore dore në vlerën 4 500 euro.
Pronar me 100% i një unaze diamanti në vlerën 11 500 euro.
Pronar me 100% i një servis porcelani në vlerën 6 800 euro.
Pronar me 100% i aksioneve në NASDAQ në vlerën 18 000 dollar.

Kredi bankare me principal 204 000 euro, interes 4.2% dhe afat maturimi 7 vjet, për të cilin ka mbetur ende pa shlyer një vlerë prej 198 000 euro.
Paga dhe shpërblime në vlerën 588 180 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 12 000 euro.

Viti 2008

Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve të Jashtme në vlerën 1 611 924 lekë
Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Hollandë në vlerën 29 753 euro.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha të ardhura nga shitja e apartamentit në Durrës në vlerën 45 000 euro.

Bashkëshortja zonja Aurela Basha detyrime të paguara në vlerën -40 000 euro për blerje e një apartamenti në Kavajë, për të cilin është bashkëpronare me 50%.

Viti 2009

Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve të Jashtme në vlerën 1 143 730 lekë.
Paga dhe shpërblime si Ministër i Brendshëm në vlerën 495 035 lekë.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Hollandë në vlerën 11 389 euro.

Viti 2010

Paga dhe shpërblime si Ministër i Brendshëm në vlerën 1 652 127 lekë.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Hollandë në vlerën 14 038 euro.

Viti 2011

Paga dhe shpërblime si Kryetar Bashkie në vlerën 734 162 lekë.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha përfitime afatshkurtra lejelindje në vlerën 10 808 euro.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 1 699 352 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga shitja e apartamentit në Tiranë 10 450 000 lekë. Pjesa e Znj. Basha është 25%.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 1 650 222 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes për shërbime si PR consultancy nëpërmjet fondacionit EËPPP 22 000 euro

Viti 2014

Të ardhura nga paga neto si kryetar i Bashkisë së Tiranës për vitin 2014, 1 520 008 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Aurela Basha, të ardhura nga paga si drejtuese e programit EËCP (Head of Programs, EËCP) Holandë (part – time), 26 040 euro.

Viti 2015 pas largimit nga funksioni i kryetarit të Bashkisë së Tiranës

Të ardhura nga paga si kryetar i Bashkisë së Tiranës, (01.01.2015 – 29.07.2015.), 1 267 273 lekë bruto.
Bashkëshortja, Znj. Aurela Basha, të ardhura nga paga si drejtuese e programit EËCP (Head of Programs, EËCP) Holandë (part – time), 25 738 euro.

Viti 2016

Të aedhura nga paga si kryetar i Partisë Demokratike nga 1 janar deri më 8 shtator 2017 në shumën 923.200 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si drejtuese programesh në EËCP nga 1 janar 2017 deri më 8.09.2017