Nga java tjetër 1600 administratorët fillojnë punën

Pushteti tashmë e din se ku do të sistemohen 1.600 të punësuar në administratë të cilët nuk shkojnë në punë dhe paguhen, por aktualisht nuk e bën publike. Lista do të publikohet javën e ardhshme, pasi ta kalojë filtrin e kontrollit të fundit. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damian Mançevski informoi se deri më tani asnjë nga punonjësit sipas Marrëveshjes kornizë nuk e ka kundërshtuar pozitën e ofruar. Javën e ardhshme do të dihet saktë sa ka të punësuar në administratën publike. Në strategjinë për Administratë Publike për këtë vit, ndër të tjera është paraparë të lëshohet në përdorim sistemi elektronik për të gjithë popullsinë.

“Reformat që kemi parashikuar në strategjinë për reformën e administratës publike do të vazhdojnë deri në vitin 2022. Ndërkohë do të ndodhin aq shumë gjëra, do të shpiken teknologji të reja, mënyra të reja të punës dhe reforma do të duhet të vazhdojë më tej”, deklaroi Damian Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ekspertët megjithatë e kanë mirëpritur shfuqizimin e Byrosë për prokurime publike, por kritikuan se me reformat nuk ka kritere të qarta për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve. Ekspertët vendorë konsiderojnë se në Maqedoni nuk ka vullnet politik për reformën në sektorin publik.

“Kur i dëgjoj ministrat e rinj, më vjen të qaj. Çdo kush kur vjen në Qeveri thotë se do ta bëjmë këtë ose atë, depolitizim. Dëgjuam çmos. Njëherë e përgjithmonë nuk mund dhe nuk do të ketë reforma reale. Nuk mund të ketë për shkak se nuk ka vullnet politik”, tha Borçe Davitkovski, profesor universitar.

Në raportin e publikuar nga SIGMA në bashkëpunim me Komisionin Evropian është përkeqësuar vlerësimi mbi administratën në krahasim me vitin e kaluar. Në raport thuhet se situata politike ka pasur një ndikim të madh, dhe kërkojnë transparencë më të madhe dhe shpenzim më i mirë i parave./zhurnal