Nga e mërkura shumë ngrohtë, temperatura deri në 40 gradë Celsius


Фото: Б. Грданоски

Mot shumë i ngrohtë me temperaturë prej 40 gradë Celsius na pret nga mesi i kësaj jave.

Nga DPHM informojnë se vranësirë të rritur me reshje lokale të shiut do të ketë që nesër, ndërsa nga e mërkura vijon periudhë e motit shumë të ngrohtë. Të mërkurën dhe të enjten pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm me bubullima.

Nesër temperatura maksimale do të lëviz prej 24 deri në 36 gradë, të mërkurën prej 29 deri në 37 gradë, të enjten prej 31 deri në 39 gradë, të premten 32 deri në 40, të shtunën 30 deri në 39 dhe të dielën prej 29 deri në 38 gradë Celsius.