Nga ambasador në ministër në Qeverinë e re- sa “peshon” Asaf Ademi, ministri i ri për Kulturë


Asaf Ademi nga radhët e Lëvizjes Besa të Afrim Gashit, është propozimi për ministër të ri për kulturë në Qeverinë e re. Sipas listës anketuese të cilën e ka parashtruar gjatë kohës që ka qenë ambasador në Danimarkë, ai nuk posedon asgjë në emrin e tij, përcjell Portal.mk.

Në emër të prindërve ka paraqitur shtëpi me hapësire afariste në Gostivar, prej 240 metra katrorëve, e vlerësuar 30 milion denarë në trashëgimi.

Në emër të tyre ka paraqitur edhe një automobil nga marka “MBW”, qira nga hapësira afariste dhe kredi, ndërsa në emër të bashkëshortes ka paraqitur një “Renaut 9”.

Pasi të kalojë procedura e zgjedhjes pritet që Ademi të dorëzojë listë të re anketuese deri tek Komisioni shtetëror për ndalim të korrupsionit.