Nga 14 shtetas të Maqedonisë në ditë fitojnë punë në Gjermani


Mbi 5.000 qytetar të Maqedonisë në vitin 2017 kanë fituar punë në Gjermani në bazë të ashtuquajturit rregull të Ballkanit Perëndimor, transmeton Almakos.

I ashtuquajturi “Rregulli i Ballkanit Perëndimor” për punë në Gjermani në vitin 2017 e kanë shfrytëzuar, gjegjësisht punë kanë fituar, rreth 20.000 njerëz nga Ballkani Perëndimor. Prej tyre, qytetar të Maqedonisë janë 5.167. Më shumë qytetar që kanë marr vizë pune janë nga Kosova-6012 dhe nga Bosnja dhe Hercegovina-5.933. Nga Serbia vizë pune në Gjermani kanë fituar 4.577 persona, nga Shqipëria 2.796 persona, ndërsa nga Mali i Zi 856 persona.

Me “Rregullin e Ballkanit Perëndimor” të miratuar në shtator të vitit 2015 i lehtësohet fitimi i punës në Gjermani qytetarëve nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor në periudhën nga vitet 2016-2020. Parakusht për ardhje është pajtimi nga Agjencia Gjermane për punë dhe pasja një pune konkrete, gjegjësisht vend për edukim, me pagë që është normale për kushtet gjermane. Përjashtim janë personat që në dy vitet e fundit para të dërgojnë kërkesë për vizë pune kanë fituar ndihmë për azilant, që nuk kanë leje për punë./Almakos/