Nesër vendimi për lëndën e Tomor Morinës


Lënda për ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomor Morina sot është regjistruar në Gjykatën Supreme dhe i është dhënë  gjykatësit dhe nesër pritet që të merret vendim nëse do të lirohet apo jo, informojnë për MIA-n nga Kabineti i kryetarit të Gjykatës Supreme.

Që aty saktësojnë se lënda sot i është dhënë gjykatësit dhe do të merret vendim lidhur me këtë, i cili menjëherë pasi të merret do të publikohet në faqen e Gjykatës Supreme.

Paraprakisht, Gjykata Themelore e ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi  të Tomor Morinës, i cili u arrestua në kalimin kufitar të Bllacës më 24 korrik nga ana e policisë së Maqedonisë së Veriut  sipas një fletë-arresti të lëshuar nga Interpoli, me kërkesë të Serbisë.

Ish pjesëtari i UÇK-së në Kosovë, Tomor Morina, nga ana e Serbisë akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës në vitet 1998/1999.

Beogradi zyrtar tashmë ka kërkuar ekstradimin e tij në Serbi.