Nesër vaksinim në terren, në shkollat fillore dhe të mesme

Prej nesër do të ketë vaksinim në terren në shkollat fillore dhe të mesme, informon sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

“Në komunikim të vazhdueshëm jemi me ministrin e Shëndetësisë dhe me të vërtetë bëhet  fjalë për një situatë alarmante, kështu  jemi në fazë të gjetjes së një zgjidhje sa më të mirë ligjore dhe në Ligjin për arsim fillor, ku gjatë regjistrimit në shkollat fillore duhet që të  parashtrohen argumente se vaksinimet janë  zbatuar.  Por,  gjithsesi, çdo vendim duhet që të jetë në drejtim edhe të pajtimit dhe me  dispozitat kushtetuese ku arsimi fillor është i detyruar dhe e vlerëson se duhet që të ruhet dhe të mos rrezikohet  shëndeti publik  i kujtdo qoftë”, thotë Ademi.

Ministri thotë se në këtë drejtim do të ketë zgjidhje ligjore dhe nënligjore, por gjithashtu tha se situata me fruthin, bëhet alarmante.