Nesër takim liderësh për propozimin “Ilindenska Makedonija”, merr pjesë edhe Ivanovi!


Burime partiake thonë për Gazetën Lajm se nesër do të mbahet takim i liderëve të partive politike në Maqedoni. Sipas këtyre burimeve, përveç liderëve të partive, në takim do të marrë pjesë edhe presidenti Gjorge Ivanov. Në këtë takim. Kryeministri Zoran Zaev do të prezantojë detajet e “opsionit” për të cilin ka rënë dakord me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, për zgjidhjen e çështjes së emrit. Televizioni Klan Kosova ka raportuar se Zaev dhe Cipras janë marrë vesh lidhur me propozimin “Ilindenska Republika Makedonija”.