Nesër takim Dimitrov-Kotzias-Nimic


Nesër në Athinë në orë 10:30 do të zhvillohet takim mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dh Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, me ndërmjetësuesin e OKB-së, Matthew Nimetz. Këto takime janë paralajmëruar që sot në kuadër të konferencës së vendeve nga grupi i Vishegradit dhe vendet e Ballkanit.

Ngelet të shihet se kësaj here të dy palët a do t’i përafrojnë qëndrimet dhe se a do t’i tejkalojnë dallimet në çështjet më problematike.

Takimi i nersërm mes shefave të dy vendeve pritet që të lehtëson takimin mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras që më 17 maj do të zhvillohet në kuadër të Samitit BE-Ballkani perëndimor në Sofje të Bullgarisë.