Nesër seanca për shkarkimin e drejtorit të BSP-së


Gabimi është bërë dhe duhet të ketë përgjegjësi. Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev për Drejtorin e Byrosë për siguri Publike Llazo Vellkovski, për të cilin u vërtetua se ka shfrytëzuar veturën zyrtare të MPB-së për qëllime familjare. Kryeministri gjithashtu tha se qeveria në seancën e nesërme do të rishikojë kërkesën e Ministrit të Brendshëm për shkarkimin e Vellkovskit, ndonëse shtoi se përvoja e këtij të fundit është e rëndësishme për shtetin. Zaev tha se nuk është pritur një veprim të këtillë nuk nga Vellkovski, prandaj edhe nuk është menduar për emër të ri të një drejtori eventual. E nëse qeveria vendosë për shkarkimin e Vellkovskit, Zaev tha se do të duhet kohë dhe analiza për të një drejtor të ri për Siguri Publike.

“Megjithatë unë besoj se edhe më tej ai do të mbetet faktor i rëndësishëm në Ministrinë për Punë të Brendshme sepse është i rëndësishëm për përvojën që ka për t’i ardhur në ndihmë shtetit, ndërsa shteti do të vazhdojë ta shfrytëzojë përvojën e tij”, tha Zoran Zaev – Kryeministër.