Nesër në Nju Jork, raund i ri i negociatave mes Shkupit dhe Athinës


Nesër në Nju Jork fillon raundit i dytë i negociatave përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasillakis, me ndërmjetësim të medijatorit të Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic, transmeton Zhurnal.

Ndërmjetësuesi në negociatat për emrin do të takohet me negociatorët në përpjekje për të gjetur zgjidhje të kontestit historik për emrin mes dy vendeve, që për Maqedoninë është pengesë për integrimin në strukturat euroatlantike.

Nimic dje në një intervistë për televizionin grek ERT u shpreh se nuk do të jep propozim të ri për emrin, por do t[ bisedojnë për propozim-idea të cilat janë diskutuar edhe në të kaluarën.