Nesër ndryshimet kushtetuese do të hynë në procedurë kuvendore


Sot ose nesër, ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen Maqedoni – Greqi, do të hynë në procedurë për miratim në Kuvendin e Maqedonisë, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në kuadër të forumit social që po mbahet sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“90 për qind e qytetarëve treguan qartë drejtimin e tyre. Dje Qeveria e ka nisur iniciativën për miratim të ndryshimeve kushtetuese, dhe kjo iniciativë pritet që sot dhe nesër të bëhet pjesë e debatit në komisione kuvendore. Besoj se këto ditë Kuvendi do të sjellë vendim historik”, tha Zaev në debatin “Përfshirja e sektorit civil në procesin e Berlinit”.

Ndryshe, propozimi për ndryshimet kushtetuese tanimë është në kuvend dhe sipas paralajmërimeve, procedura për ndryshimet e të njëjtave duhet të zgjatë prej mbi 100 ditë.