Nesër marrëveshja për emrin në procedurë kuvendore

Marrëveshja për emrin ka arritur te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili të njëjtën e ka futur në rend dite në seancë kuvendore, e cila do të fillojë nesrë në orën 11:00.

Kryetari i Kuvendit ka bërë të ditur se marrëveshjen ia ka dorëzuar Komisionit për Çështje Evropiane. Bëhet e ditur se kjo marrëveshje, pasi është pranuar nga Qeveria me flamur të BE-së, i dorëzohet Komisionit për Çështje Evropiane.

Që të miratohet ligji, është e nevojshme të kemi një shumicë të thjeshtë. Kuorumi minimal për punën e legjislativit është 61 deputetë.