Nesër Gruevski mund të mbetet qytetar i thjeshtë


Nesër do të dihet nëse Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do t’ia marrë mandatin ish-kryeministrit të Maqedonisë, ndërsa tani deputetit Nikolla Gruevski, i cili është dënuar në dy vite burg për Mercedesin luksoz.

Gjykata Penale muaj më parë shpalli fajtor për rastin “Tanku” ish kryeministrin Nikolla Gruevski të cilit iu shqyrtua dënimi pre 2 vite heqje lirie dhe ndihmësministrit Gjoko Popovski me 6 vite e 6 muaj burgim.