Nesër fillon procesi i “skriningut”

Maqedonia të enjten e fillon procesin e skriningut për aderim në Bashkimin Evropian. Për në Komisionin Evropian në Bruksel nesër niset një delegacion prej 40 anëtarësh i përbërë nga përfaqësues të më shumë ministrive dhe institucioneve, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili do ta fillojë skriningun për kapitullin 23 – për gjyqësorin dhe të drejtat fondamentale. Në delegacion do të jetë edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Zëvendëskryeministri Osmani të dielën në konferencë për shtyp tha se fillimi i të a.q. skriningu shpjegues është pikë kthyese me të cilën Maqedonia edhe formalisht e fillon pjesën e fundit nga rruga drejt BE-së.

Hapja e kapitullit të parë nga 33 kapituj nga faza e parë do të thotë se do të ketë 33 vizita në Bruksel apo mbi 1.000 persona të cilët do të marrin pjesë në skriningun shpjegues. Pastaj do të përgatitet faza e dytë apo e a.q., skrining dypalësh që do të jetë edhe më kompleks dhe më vëllimor.

Procesi pritet të përfundojë deri në qershor të vitit 2019 pas ç’farë duhet të fillojnë edhe negociatat për anëtarësim në BE.

Me qëllim që të munden të kyçen të gjithë që duan dhe mund të ndihmojnë në procesin e skriningut dhe negocius. Qeveria ka publikuar shpallje për krijimin e Regjistrit të ekspertëve të jashtëm. Deri më 10 tetor të interesuarit duhet të parashtrojnë biografi pune dhe letër motivimi me kapitull të theksuar apo nëntemë për të cilën ka ekspertizë.

Administrata dhe institucionet do të jenë bartës të këtij procesi, por është e nevojshme pjesëmarrje aktive dhe përfshirje të të gjithë faktorëve në shoqëri dhe mobilizim të të gjitha resurseve njerëzore me të cilat disponon shteti.

Këshilltari për eurointegrime Bojan Mariçiq, i cili është negociator kryesor teknik thotë se se qëllimi është krijimi i bazës së ekspertëve nga një apo më shumë kapituj në drejtësinë e BE-së për angazhimin në afat të shkurtër apo të gjatë, gjatë të gjithë procesit.

Komisioni Evropian në raportin për vendin më 17 prill të këtij viti rekomandoi që Maqedonia t’i fillojë negociatat me BE-në.

Këshilli Evropian më 26 qershor e mbështeti vendimin për fillim të kushtëzuar të negociatave me Maqedoninë, që duhet të hapen në qershor të vitit 2019. Kjo do të varet nga përmbushja e katër kushteve – zbatimi i prioriteteve urgjente reformuese, zbatimi i Marrëveshjes për emrin, raporti pozitiv i Komisionit Evropian dhe vendimi i Këshillit të BE-së./Gazeta e Pavarur