Neofit: Kur do të duhet të përmbushet detyra, do ta bëjmë atë


Kur do të duhet ta përmbushim detyrën, do ta bëjmë atë, deklaroi patriarku bullgar Neofit për BGNES, lidhur me kërkesën e Kishës Ortodokse të Maqdonisë – Kryepeshkopatës së Ohrit drejtuar Kishës Ortodokse të Bullgarisë për t’iu bërë kishë-amë dhe për të luftuar për autoqefalinë e saj.

Vizita e presidentit bullgar Rumen Radev dhe dy mitropolitëve të KOB në Maqedoni dhe Manastirin “Bigorski”, patriarku Neofit e vlerëson si “lajm të gëzuar”.

Në pyetjen nëse pas pritjes së ngrohtë, së shpejti mund të pritet bashkëshërbesë mes KOB dhe KOM-KO, patriarku Neofit thotë se “ajo që ndodhi është e gëzueshme, por se hollësitë do të shqyrtohen në të ardhmen në marrëdhëniet ndërkishtare”.

Presidenti Rumen Radev, përkujton BGNES, së bashku me dy mitropolitë, gjatë fundjavës së kaluar u pritën me këmbana dhe shumë popull në manastirin më të madh të Maqedonisë – Manastirin “Bigorski”. Kjo ishte edhe vizita e parë e ndonjë presidenti të huaj në Manasitirin “Bigorski”. Para se ta vizitojnë manastirin dy mitropolitët bullgarë patën takim me kryetarin e KOM-KO, z.z. Stefan.