Neofit: Do të bëjmë gjithçka për gëzimin e plotë të vëllezërve tanë maqedonas


Kisha Ortodokse Bullgare do të vazhdojë që të ndihmojë për zgjidhjen e statusit të  kishës, paralajmëroi sot patriarku bullgar Neofit.

” E rëndësishme është që të  konfirmohet emri i vendit dhe besoj se   gradualisht do të shkojmë  drejt gëzimit. Do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme  që  vëllezërit tanë të Maqedonisë të jenë të plotë”, deklaroi Neofit duke iu përgjigjur pyetjes së “Bëgënes” se në cilin nivel janë marrëdhëniet dhe nëse kisha bullgare do të vazhdojë që ta ndihmojë kishën në Maqedoninë e Veriut.

Patriarku Neofit  sot ka mbajtur liturgji në kishën “Shën Sofia” me rastin e festës së sotme ortodokse.