Nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi shtron drekë për Besir Alilin


Uratat për kampionin evropian në mundje për kadetë, Besir Alilin vazhduan edhe gjatë ditës së sotme. Ai u prit sot në hapsirat e Qytetit të Shkupit nga kryetari Petre Shilegov dhe nënkryetari Enver Maliqi.

Maliqi deklaroi se u gëzua shumë që qytetarët e Shkupit e pritën Besirin në atmosferë të zjarrtë në sheshin “Skënderbeu”.

“Gjithmonë do të mbështesim sportistët dhe sukseset e arritura sportive sepse nuk ka mënyrë më të mirë për promovim dhe afirmim të qytetit tonë”, tha Maliqi.

Menjëherë pas takimit, zv.kryetari i Shkupit Enver Maliqi në hapësirat e restorant “Four” në hotelin “Park” shtroi darkë për të gjithë të pranishmit, duke festuar kështu së bashku suksesin e Besir Alilit.

Besir Alili sot u shpërblye me 1 milion denarë nga Agjencia për të Rinjë dhe Sport.