Negociatat për emrin e Maqedonisë, sot dhe nesër raundi i ri i bisedimeve në Nju Jork


Ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do te zhvillojnë raundin e ri te bisedimeve për emrin kushtetues te Maqedonisë, sot dhe nesër ne Nju Jork. Ne ketë takim do te jete i pranishëm edhe ndërmjetësuesi i OKB per çështjen e emrit, Methju Nimiç.

Qeveria maqedonase ka konfirmuar se mbetet ne favor te propozimit te fundit te emrit “Republika e Maqedonisë se Ilindenit”. Zedhenesi, Mile Boshnjakovski thekson se ky propozim reflekton multietnicitetin e vendit dhe si i tille paraqet hapa te mire drejt zgjidhjes përfundimtare. Paralelisht do te diskutojnë edhe grupet e punës, ashtu siç u takuan ne Vjene dhe Athine.