Në Veles një grua me thikë e ka plagosur bashkëshortin dhe djalin e saj


Tridhjetegjashtë vjeçarja M.M. nga Velesi në shtëpinë familjare me thikë i ka plagosur bashkëshortin e saj 47 vjeçar R.I. dhe djalin 19 vjeçar A.M.(19).

Rasti në SPB Veles ishte prononcuar mbrëmë në orën 12:00, ndërsa kishte ndodhur në shtëpinë e tyre e cila ndodhet në rr.”Petre Përliçko”.

Siç informojnë nga SPB Veles 36 vjeçarja M.M. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi përkatëse. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.