Në Shkup sot mbahet protestë për rastin e Almir Aliut


Sot është paralajmëruar që në ora 13:00 të ketë protestë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup kundër rikualifikimit të rastit për vrasjen e Almir Aliut nga “Vrasje me paramendim” në “Aksident trafiku”.
Për këtë rast Prokuroria e Lartë solli vendim t’i hiqet vepra me “paramendim” të akuzuarit Boban Iliç për vrasjen e Almir Aliut, që ndodhi në qytetin e Kumanovës dy vite më parë, ndërsa protesta është paralajmëruar në rrjetet sociale.