Në Shkup ka vazhduar seanca gjyqësore për dhunën në Kuvend


Me fjalët hyrëse të mbrojtjes në Gjykatën Penale në Shkup edhe sot ka vazhduar gjykimi për ngjarjet në Kuvendit më 27 prill të vitit të kaluar.

Procesi gjyqësor filloi të mërkurën ku fjalën hyrëse e kishte prokurorja Villma Ruskoska dhe avokatët e një pjese të të akuzuarve. Krahas ditës së sotme, seancë e re gjyqësore është caktuar edhe për të hënën.

Në këtë rast të pandehur janë 33 persona, 31 nga të cilët përgjigjen për “terrorizëm”, ndërsa dy për “ndihmë”.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Lëndën e udhëheq gjykatësja nga krimi i organizuar, Dobrilla Kacarska, ndërsa janë caktuar 37 terminë për seancë kryesore.