Në Shkup gjatë fundjavës 21 aksidente, 20 të lënduar


Një bashkudhëtarë dhe një këmbësorë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 18 persona janë lënduar më lehtë në 11 prej gjithsej 21 aksidenteve rrugore të regjistruara gjatë fundjavës në rajonin e SPB Shkup.

Policia e trafikut ka sanksionuar 188 shoferë për tejkalim të shpejtësisë. Nga komunikacioni janë përjashtuar 37 shoferë nën ndikimin e alkoolit, 47 para se ta marrin patentën e shoferit  dhe nëntë shoferë fillestarë. Njëherit nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 24 automjete të pa regjistruara dhe një me probleme teknike.

Janë dhënë edhe 219 masa për parkim jo të drejtë, ndërsa “karotreci” ka larguar 129 automjete. Janë sanksionuar edhe 11 shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë për reshtim jo të drejtë, ndërsa po aq për mos dhënie përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë.