Në Selanik protesta për emrin Maqedoni


Mbi 400 autobus me protestues nga gjithë Greqia sot pritet të arrijnë në Selanik në protestën mbi problemin me emrin me Maqedoninë, transmeton Zhurnal.mk

Sipas organizatorëve të protestës pritet të marin pjesë mbi 30 mijë protestues ndërsa policia sot ka bllokuar gjithë Selanikun.

Mes tjerave kanë deklaruar se nuk janë të lidhur me asnjë parti politike dhe qëllimi i tyre është që të dërgojnë mesazh tek fqiu veriorë që të ndalojë të shfrytëzojë termin Maqedoni në emrin e tyre. Protesta është paralajmëruar në ora 14:00.