Në Qeveri dhe ministritë janë angazhuar 46 persona për pi-ar dhe 57 me funksione shtesë

Në Qeveri dhe në ministritë janë angazhuar 46 persona me funksion kryesor me opinion, ndërsa 57 persona punojnë në funksione shoqëruese, si koordinim, logjistikë, analizë, hulumtim, xhirues…

Trembëdhjetë persona, siç informojnë nga Qeveria, kanë status të nëpunësve shtetërorë dhe ata janë të punësuar sipas sistematizimit të vjetër dhe nuk punojnë asgjë të ndërlidhur me marrëdhënie me opinionin, as funksionet shtetërore. Për ta, siç informuan sot Marjan Zabërçanec, këshilltar special për marrëdhënie me opinionin dhe zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovskin, vijon vlerësimi me qëllim që të vlerësohen mjeshtëritë e tyre dhe kapaciteti në bazë të së cilës do të merret vendimi për angazhim të tyrin.

Numrin i personave të sapopunësuar për marrëdhënie me opinionin në Qeveri dhe në ministri është 39 persona, për të cilat, siç thonë nga Qeveria, nuk ka asnjë që nuk posedon mjeshtëri përkatëse, respektivisht të gjithë janë kompetent për punën që e kryejnë.

“Këta persona janë angazhuar në bazë të arsimimit të tyre, përvojës dhe shkathtësive, për të cilat është konstatuar se janë në pajtim me kriteret për ekipim të servisit profesional komunikues, që të afrohen institucionet pranë opinionit, përmes të gjitha kanaleve moderne për komunikim”, thonë nga Qeveria.

Nga atje theksojnë se sistemi për komunikim i Qeverisë tani kushton më pak për dallim nga më parë, sepse Qeveria ka hequr dorë nga shpenzimi i parave për angazhim të PR agjencive të jashtme, konsulentëve dhe reklamave. Kështu, këtë vit shpenzimet e përgjithshme për marrëdhënie me opinionin kushtojnë 0,5 milionë euro për dallim nga viti 2016 kur janë shpenzuar, 1,1 milionë euro, në vitin 2015 5,5 milionë euro, ndërsa në vitin 2014, 7,5 milionë euro.

Nga Qeveria theksojnë se janë përballë me sistem joekzistues për marrëdhënie me opinionin për shkak të së cilës një nga qëllimet në periudhën e ardhshëm do të jetë që të krijohen dokumente, procedura, protokolle dhe rregullore për përcjellje të serviseve komunikuese demokratike