Në Prizren gruaja e bën për spital burrin e saj duke e rrahur
Një grua e dyshuar është arrestuar të dielën në Prizren pasiqë ka rrahur bashkëshortin e saj.
Siç bën të ditur policia, si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë konfiskuar një mjet te mprehtë, i cili dyshohet se ishte përdorur në rast.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.