Në pritje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe reformave, a mund të ndodh “Pranvera shqiptare”?


Maqedonia, por edhe shtetet e Ballkanit janë para një periudhe mjaft senzitive politike në të cilën duhet të gjejnë zgjidhje për çështje esenciale. Sipas deklaratave të fundit të Sekretarit Gjeneral të NATO, Jens Stoltenberg, të partive vendase politike, por edhe një pjese të analistëve, Maqedonia është në prag të gjetjes së zgjidhjes për çështjen e hapur me Greqinë e cila zgjat 27 vite, dhe me këtë të eliminoj pengesën kryesore për anëtarësim në NATO dhe BE. Por para hyrjes në NATO dhe fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, Maqedonia duhet të gjejë zgjidhje për “detyrat e shtëpisë” siç janë reformat urgjente, implementimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve, zbardhja e rasteve gjyqësore, të cilët sipas bllokut të partive shqiptare, janë politikisht të montuar. Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët nuk përjashton mundësinë që shqiptarët nëpërmjet protestave të tregojnë revoltën e tyre dhe me këtë të alarmojnë faktorin ndërkombëtar.

“Aleanca për Shqiptarët tani më si partia më e madhe opozitare, do i ndjek me vëmendje të vecantë politike proceset politike, ato te reformave dhe ato te euro-integrimeve. Do përkrahim ligje dhe veprime pozitive dhe afirmative qe do jenë ne favor të rregullomit të mirëqenies politike dhe integruese te qytetareve dhe ne vecanti te shqiptarëve. Do të jemi të pakompromis ne rast të devijimit, dhe mos përmbushjes së kërkesësave të qytetarëve që ka të bëjë me sundimin e ligjit, reformave në gjygjësi, implementimin e ligjit të gjuhës shqipe, çmontimin e rasteve të montuara, ndarjen e buxhetit, me një fjalë do të jemi zëri opozitar dhe do të alarmojmë edhe faktorin ndërkombëtar për padrejtësitë e mundshme me te gjitha format demokratike përfshire edhe protestat”, deklaroi zëdhënësi i ASH-së Flakron Bexheti.

Organizimin e protestave nuk e përjashton as pronari i gazetës “Lajm” Fejzi Hajdari, i cili mendon që shqiptarët duhet të protestojnë para dyerve të BDI-së në Reçicë të Vogël.
“Ne fakt ndoshta edhe nuk përjashtohen skenarët e tillë, pra për protesta. Por, unë mendoj se fajlin për shqiptarët nuk e kanë të tjerët, por pikërisht politika shqiptare e cila tani më shumë se 10 vite është pjesë e qeverisë. Shqiptarët para se të protestojnë diku tjetër, duhet të drejtohen të selia e Ali Ahmetit në Reçicë. Aty qëndron faji i padrejtësive ndaj shqiptarëve, dhe jo diku tjetër. Le të protestojë shqiptarët para Ali Ahmetit dhe BDI-së. Pikërisht këtu është adresa e padrejtësive ndaj shqiptarëve të Maqedonisë,. Shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm me protesta për shkak se Maqedonia tani ndodhet në prag të hyrjes në NATO (kuptohet nëse zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë). Gjithsesi se nuk mendoj se shqiparët duhet të presin nga dikush tua zgjidhë problemet, por kam frikë se dikush nga qarqet antishqiptare, mundë t’i kanalizojë ndryshe këto protesta, prandaj them se duhet patur shumë kujdes”, tha Hajdari.

Edhe analisti politik Qenan Aliu nuk përjashton radikalizim eventual të situatës politike në Maqedonia. Duke dënuar djegien e flamurt të Bashkimit Evropian, Aliu këtë vit e vlerësoi si kyq në të cilën shqiptarët nuk do të jenë peng të interesave të partive maqedonase.

“Ju lutem, nuk ndaj mendimin se qytetarët maqedonas kanë për synim tensionim eventual të situas në vendë. Por kjo nuk do të thotë se opozita maqedonase e kryesuar nga Vmro-Dpmne nuk angazhohet për senzibilizim dhe indoktrinim për ndonjë radikalizëm eventual. Por poashtu është e kjartë se opozita maqedonase nuk ka konsolidim të mirëfilltë aktualisht për të arritur senzibilizim serioz për të penguar proceset, por poashtu kjo nuk do të thotë se nuk është e mundur që edhe ta ,,lëndojnë,, procesin seriozisht. Djegëja e flamujve nuk është e njëjtë sikur të djegën kollare e lecka, me djegëjen e flamurit ,,djegin,, ndjesinë e milona njerëzve, anadaj ata që djegin flamurin e BE-së duhet të kenë në dijeni se lëndojnë qytetarinë e qindra miliona njerëzve të kësaj familje të madhe. Mbase jo për ate se edhe Be-ja është e paprekshme apo byrokracia e saj e pagabueshme por për faktin se kemi synimin dhe interesat për tu kyçur në këtë familje. Megjithate, ky vit ka të ngjarë të jetë vit i kthesave politike sepse shqiptarët nuk do të lejonë që akoma të jenë PENG i kapricieve të bollumentave politike korruptive të establishmenteve politike maqedonase në rrugëtimin e vendit deri në integrim të plotë”, potencoi Aliu.

Blerim Ismaili