Në Prilep një polic është gjetur i vdekur me plagë në kokë dhe pistoletë zyrtare në dorë


Prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike Prilep me ekipin e  krim-teknikës pranë SP Prilep, kreu kontroll  në vendin në afërsi  të rrugës lokale për në fshatin Belovodino – fshati Dren, ku dje pasdite ishte gjetur i vdekur nëpunësi policor 45 vjeçar i punësuar në stacionin policor në Prilep, transmeton Medial.mk.

Siç informojnë nga Prokuroria Themelore Publike, personi është gjetur  në pozitë të shtrirë pranë automjetit të tij, me plagë në kokë  dhe pistoletën në dorë. Megjithatë prokurori publik ka dhënë urdhër për ngritje të objekteve dhe gjurmëve të cilat mund të shërbejnë  si dëshmi dhe urdhër për autopsi mbi trupin e të vdekurit për shkak të konfirmit të arsyeve për vdekjen.