Në paraburgim edhe Munir Pepiqi, agjenti i famshëm i pëzier edhe në “bombat”

Ish agjenti i policisë, Munir Pepiq, që iste aktiv gjatë qeverisjes së kaluar dhe që është një nga protagonistët e përmendur në bombat e publikura të përgjimeve ka përfunduar në burg.
Ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Ai është regjistruar në natën e 27 prillit kur në ndërtesën e Kuvendit u sulmuan në mënyrë brutale deputetët e shumicës parlamentare, gazetarë dhe të punësuar në Kuvend. Sipas disa mediave, ish-agjenti i Kundërzbulimit me përkatësi etnike boshnjake, Pepiq ka qën brenda në Kuvend me armë dhe me legjitimim zyrtar, edhe pse nuk ka qenë në detyrë.

Dëshmitarët okularë thonë se Pepiq është parës duke godur deputetin Pavle Bogoevski. Përndryshe ai është i dyshuar në rastin “Titanic” të Prokurorisë Speciale në kohën kur ka qenë i punësuar në stacionin policor në Beko, shkruan Libertas. Pepiq konsiderohet si inspektori i “tmerrshëm” që kishte ndjekë veprimtarë shqiptarë.